Rreth nesh
Në bazë të nenit 46 të Ligjit të rezervave të detyrueshme të naftës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 144/14, 178/14, 199/15, 197/17, 7/19 dhe ” Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19 dhe 150/21 – në tekstin e mëtejmë: LRDN), Drejtoria e rezervave të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës ekzistuese që ishte e themeluar në bazë të Ligjit të rezervave të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës (” Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 84/08, 35/11, 84/12, 43/14 и 83/18 dhe ” Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19), nga dita e fillimit të zbatimit të LRDN nga 1 janari i vitit 2021, vazhdoi të punojë si Agjencia Maqedonase e Rezervave të Detyrueshme të Naftës, gjegjësisht nga 13 korriku i vitit 2021 si Agjencia e Rezervave të Detyrueshme të Naftës ( në tekstin e mëtejmë: MAKORA).
Rezervat e detyrueshme të naftës formohen me qëllim që Republikës së Maqedonisë së Veriut të rruajë në nivel të lartë sigurie dhe të sigurojë furnizimin me naftë të papërpunuar dhe / ose derivate të naftës, njëkohësisht siguron kushte për ndërhyrje në furnizimin në treg me naftë dhe derivate të naftës dhe, në rast të shkatërrimit të sigurisë energjetike të shtetit, të shkaktuar nga ndërprerjet në furnizimin e derivateve të naftës me përmasa më të mëdha.
Financimi
Sigurimi i fondeve për krijimin, mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e rezervave të detyrueshme të naftës, si dhe aktivitetet dhe puna e MAKORA është e rregulluar Në Kapitullin V – Financimi, në nenet 31- 33 të Ligjit të rezervave të detyrueshme të naftës.
Misioni dhe vizioni
Misioni: Krijimi i rezervave të detyrueshme të naftës, të paktën sasitë minimale të përcaktuara me ligj, ruajtja e tyre, ripërtërirja dhe menaxhimi i tyre, gjegjësisht rezervat e detyrueshme formohen gradualisht, me qëllim që të sigurohet që rezervat e detyrueshme të përgjithshme që ruhen në çdo kohë në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’u përgjigjen së paku 90 ditëve nga importet neto mesatare ditore ose 61 ditëve nga konsumi mesatar vendor ditor, në vitin kalendarik paraprak, varësisht se cila nga dy sasitë e theksuara është më e madhe.
Vizioni: Duke e marrë parasysh rëndësinë e forcimit të sigurisë së furnizimit me naftë bruto dhe derivate të naftës, në mënyrë që të shmanget çdo pengesë në funksionimin e tregut të brendshëm dhe për të ruajtur një nivel të lartë të sigurisë në furnizimin e derivateve të naftës në vend, rezervat e detyrueshme të naftës, duhet të sigurojnë stabilitet në treg, nëpërmjet mekanizmave të besueshme dhe transparente, në të njëjtën kohë të janë në përputhje me parimet e tregut të brendshëm dhe konkurrencës si dhe në përputhje me Direktivën Evropiane për rezervat e naftës.