Misioni dhe vizioni


Misioni: Krijimi i rezervave të detyrueshme të naftës, të paktën sasitë minimale të përcaktuara me ligj, ruajtja e tyre, ripërtërirja dhe menaxhimi i tyre, gjegjësisht rezervat e detyrueshme formohen gradualisht, me qëllim që të sigurohet që rezervat e detyrueshme të përgjithshme që ruhen në çdo kohë në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’u përgjigjen së paku 90 ditëve nga importet neto mesatare ditore ose 61 ditëve nga konsumi mesatar vendor ditor, në vitin kalendarik paraprak, varësisht se cila nga dy sasitë e theksuara është më e madhe.

Vizioni: Duke e marrë parasysh rëndësinë e forcimit të sigurisë së furnizimit me naftë bruto dhe derivate të naftës, në mënyrë që të shmanget çdo pengesë në funksionimin e tregut të brendshëm dhe për të ruajtur një nivel të lartë të sigurisë në furnizimin e derivateve të naftës në vend, rezervat e detyrueshme të naftës, duhet të sigurojnë stabilitet në treg, nëpërmjet mekanizmave të besueshme dhe transparente, në të njëjtën kohë të janë në përputhje me parimet e tregut të brendshëm dhe konkurrencës si dhe në përputhje me direktivat evropiane për rezervat e naftës.