Deklarata për privatësi


Deklarata për privatësi

MAKORA i trajton të dhënat personale të cilat grumbullohen nëpërmjet faqes së saj të internetit me kujdesin e duhur brenda kornizave të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale dhe në suaza të rregullativës nënligjore. Në faqen e internetit të MAKORA publikohen fotografi vetëm me pëlqim nga subjekti i të dhënave personale. Kjo deklaratë e privatësisë ka për qëllim të ju informojë për llojin dhe përdorimin e informatave të cilat MAKORA i mbledh nëpërmjet faqes së saj të internetit dhe se për çfarë qëllimi shfrytëzohen këto informata.

Të dhëna për vizitorët

Serveri i faqes së internetit të MAKORA i regjistron informatat për sesionin siç janë: kohëzgjatja e vizitës suaj, faqet në të cilat ju qaseni, lloji i shfletuesit të cilin e përdorni, IP adresa nga e cila hyni etj. Nga këto informata të sesionit nuk zbulohet identiteti i individit si dhe ruhen dhe përdoren vetëm për qëllime të prodhimit të raporteve statistikore të cilat i mundësojnë MAKORA ta përmirësojë faqen e saj të internetit.

Cookies 

Në faqen tonë të internetit përdorim „cookies “. „Cookies“ paraqet një skedarë të vogël shkronjash dhe numrash të cilët ruhen në kompjuterin tuaj. „Cookies“ nuk ruajnë asnjë lloj të të dhënave personale, siç është emri dhe adresa juaj. Ju mund ta rregulloni web-shfletuesin tuaj t’i refuzojë „cookies“ ose tu paralajmërojë çdoherë kur „cookies“ do të dërgohen. Nëse e zgjidhni këtë mundësi, atëherë pjesë të caktuara të faqes tonë të internetit mund të mos funksionojnë siç është paraparë.

Pranimi i kushteve

Me shfrytëzimin e kësaj faqeje të internetit, ju pajtoheni me përcaktimet e Politikës së privatësisë së MAKORA. Në rast se nuk pajtoheni, atëherë ju lutemi mos e përdorni faqen e internetit të MAKORA.