Sigurimi i fondeve për krijimin, mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e rezervave të detyrueshme të naftës, si dhe aktivitetet dhe puna e MAKORA është e rregulluar Në Kapitullin V – Financimi, në nenet 31- 33 të Ligjit të rezervave të detyrueshme të naftës.
Kompensimi për rezervat e detyrueshme të naftës i cili është i rregulluar me ligj dhe me Dekretin mbi mënyrën e përcaktimit, llogaritjes, shumës dhe pagesës së kompensimit të rezervave të detyrueshme së naftës dhe derivateve të naftës i cili paguhet gjatë importit dhe / ose prodhimit të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “nr 138/09, 52/11 dhe 51/14), paguhet në:
- llogarinë e Thesarit të MAKORA: 0900761441 18 787
- llogaria pagesore 840 – 182-07085
- llogaria e të hyrave: 718143
- programi 20
- Depozitar i Bankës Popullore të Republika e Maqedonisë së Veriut.