Rreth nesh


Në bazë të nenit 46 të Ligjit të rezervave të detyrueshme të naftës (” Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “; nr. 144/14, 178/14, 199/15, 197/17, 7/19 dhe ” Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19, 150/21, 236/22 dhe 147/24 – në tekstin e mëtejmë: LRDN), Drejtoria e rezervave të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës ekzistuese që ishte e themeluar në bazë të Ligjit të rezervave të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës (” Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 84/08, 35/11, 84/12, 43/14 и 83/18 dhe ” Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19), nga dita e fillimit të zbatimit të LRDN nga 1 janari i vitit 2021, vazhdoi të punojë si Agjencia Maqedonase e Rezervave të Detyrueshme të Naftës, gjegjësisht nga 13 korriku i vitit 2021 si Agjencia e Rezervave të Detyrueshme të Naftës ( në tekstin e mëtejmë: MAKORA).

Me miratimin e LDRN në vitin 2014 është bërë përputhshmëria e legjislacionit vendas me direktivat evropiane nga fusha e rezervave të derivateve, gjegjësisht në këtë ligj janë transponuar dispozitat e Direktivës 2009/119/BE të Këshillit të datës 14 shtator 2009, për t’u vënë obligim vendeve-anëtare të ruajnë rezerva minimale të naftës së papërpunuar dhe / ose derivateve të naftës dhe të dispozitave të Direktivës për zbatim (BE) 2018/1581 të Komisionit të datës 19 tetor 2018 për ndryshim të Direktivës 2009/119/КE të Këshillit për mënyrat e përllogaritjeve të detyrimeve për ruajtjen e rezervave.

Sipas LRDN, MAKORA është është person juridik i mëvetësishëm, i pavarur dhe joprofitabil që kryen punë me interes publik dhe është trup qendror për ruajtjen e rezervave të detyrueshme, e autorizuar vetëm për formimin, mirëmbajtjen, ruajtjen dhe shitjen e rezervave të detyrueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Puna e MAKORA bazohet në parimet e kompetencës, profesionalizmit, transparencës dhe përgjegjësisë për punë. MAKORA për punën e saj jep përgjegjësi te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

OBLIGIMI PËR RUAJTJE TË REZERVAVE TË DETYRUESHME

Rezervat e detyrueshme formohen dhe ruhen me qëllim që të sigurohet furnizim i papenguar në tregun me naftë të papërpunuar dhe/ose derivate të naftës në rast të sigurisë së prishur energjetike të shkaktuar nga çrregullimi i jashtëzakonshëm dhe rënia e konsiderueshme dhe e papritur në furnizimin e tregut me naftë të papërpunuar dhe derivate të naftës, sipas dispozitave të LRDN dhe aktet nënligjore që dalin nga ai. Çrregullimi i jashtëzakonshëm i furnizimit mund të shkaktohet me prishje të tregut rajonal të naftës së papërpunuar dhe derivateve të naftës dhe/ose për arsye dhe kushte në krijimin e të cilave nuk mund të ndikohet, e që kanë ndodhur në territorin e Republikës e Maqedonisë së Veriut dhe/ose në vendet nëpërmjet të cilave kryhet import i naftës së papërpunuar dhe derivateve të naftës për nevojat e tregut në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rezervat e detyrueshme shfrytëzohen:

  •  në rast të prishjes dhe çrregullimit në furnizimin me derivate të naftës që mund të shkaktohet në tregun në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  • dhe për shkak të plotësimit të obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Formimi i rezervave të detyrueshme

Në bazë të ligjit rezervat e detyrueshme formohen gradualisht, me qëllim që të sigurohet që rezervat e detyrueshme të përgjithshme që ruhen në çdo kohë në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’u përgjigjen së paku 90 ditëve nga importet neto mesatare ditore ose 61 ditëve nga konsumi mesatar vendor ditor, në vitin kalendarik paraprak, varësisht se cila nga dy sasitë e theksuara është më e madhe.

Struktura e rezervave të detyrueshme

Rezervat e detyrueshme që ruhen në formën e produkteve të gatshme përbëhen nga një ose më shumë lloje të derivateve të naftës të klasifikuara në kategoritë e mëposhtme:

  • destilate të lehta ose derivate të lehta të naftës (gazra të lengshme të naftes GLN-butan, propan dhe perzierje nga butani dhe propani, të gjitha llojet e benzinave motorike dhe aviobenzinave),
  • destilate të mesme ose derivate të mesme të naftës (të gjitha llojet e dizelit për automjete, vajra të gazit ose vajra ekstra të lehtë EL-1 dhe kerozini), dhe
  • destilate të rënda ose derivate të rënda të naftës (të gjitha llojet e mazutit) e të tjera (bitumeni dhe koksi i naftës).

Kompetencat

Kompetencat themelore të MAKORA janë:

  • formimi, ruajtja, përtëritja dhe menaxhimi me rezervat e detyrueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • blerja dhe shitja e naftës së papërpunuar dhe/ose derivateve të naftës me qëllim të formimit dhe përtëritjes së rezervave të detyrueshme;
  • lidhja e tiketave dhe marrëveshjeve me instrumente tjera financiare për formimin e rezervave të detyrueshme dhe kufizimin e rreziqeve në treg dhe të çmimeve gjatë formimit dhe mirëmbajtjes së rezervave të detyrueshme;
  • llogaritja e nivelit të tepricave të rezervave të detyrueshme në bazë të të dhënave nga viti referent;
  • mbajtja e evidencës për nivelin, llojin dhe zhvendosjen territoriale të rezervave të detyrueshme;
  • përpilimi dhe mbajtja e Regjistrit të rezervave të detyrueshme dhe atyre të veçanta;
  • sigurimi i tepricave të rezervave të detyrueshme nga rreziqet;
  • propozimi i mënyrës së përcaktimit, përllogaritjes, lartësisë dhe pagesës së kompensimit për rezerva të detyrueshme, si dhe përmbajtja, mënyra dhe afatet për dorëzimin e të dhënave për plasmanin e derivateve të naftës në tregun e brendshëm ;
  • mbledhja e kompensimit të rezervave të detyrueshme;
  • udhëheqja e evidencës për lartësinë e pagesës së kompensimit për rezervat e detyrueshme;
  • kujdesi i shpenzimit me dedikim të mjeteve financiare për punën e MAKORA;
  • propozim të mënyrës për përcaktimin, përllogaritjen, vlerën dhe kompensimin e shpenzimeve për ruajtjen dhe evaporimit të naftës dhe derivateve të naftës nga rezervat e detyrueshme;
  • përcjellja e disponimit të kapaciteteve magazinuese për magazinim dhe ruajtje të rezervave të detyrueshme;
  • ndërtimi, përtëritja, rikonstruktimi dhe mirëmbajtja e kapaciteteve magazinuese ekzistuese dhe/ose të reja;
  • lidhja e marrëveshjeve për magazinimin e rezervave të detyrueshme dhe evidentimi i tyre;
  • propozimi i mënyrës së shfrytëzimit, qasjes fizike dhe disponimit të rezervave të detyrueshme në rast të prishjes së sigurisë energjetike të shtetit të shkaktuar nga çrregullimet në furnizimin me përmasa më të mëdha;
  • lëshimi në qarkullim i rezervave të detyrueshme në rast të shkaktimit të prishjeve më të mëdha të furnizimit në treg, në pajtim me LDRN;
  • mbikëqyrja dhe menaxhimi me rezervat e detyrueshme që janë të magazinuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose në territorin e shtetit tjetër, në pajtim me LDRN;
  • mbikëqyrja e zbatimit të dispozitave të LDRN;
  • bashkëpunimi me organet kompetente shtetërore dhe institucionet ose subjektet ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare;
  • përcjellja e rregullt e tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm të naftës së papërpunuar dhe derivateve të naftës.
  • mban evidencë për pagesën e kompensimit për rezervat e detyrueshme të naftës.
  • kryen edhe punë tjera në pajtim me LDRN, rregullat e miratuara në bazë të këtij ligji, marrëveshjet ndërkombëtare nga sfera e sigurisë në furnizim, të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me Statutin e MAKORA.

Udhëheqja dhe menaxhimi

Me punën e MAKORA menaxhon drejtori të cilin e emëron dhe shkarkon Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veruit, me propozim të Ministrit të Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale.

U.D. Drejtor i MAKORA është : Nexhmedin Sadiki.

Organogram

 

ORGANOGRAMI I ORGANIZIMIT TË BRENDSHËM TË AGJENCISË SË REZERVAVE TË DETYRUESHME TË NAFTËS  (MAKORA)

                                                                                             

Lista e të punësuarëve në MAKORA
 

Emri dhe Mbiemri Pozita e-mail
Nexhmedin Sadiki Drejtor nexhmedin.sadiki@dcor.gov.mk
Snezhana Kërteva Udhëheqëse e njësisë për mbështetje të drejtorit snezana.krteva@dcor.gov.mk
Ramadan Ademi Bashkëpunëtor i ri për përkëthim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas ramadan.ademi@dcor.gov.mk
Brankica Mitkovska Recepcioniste
Vesna Kërstiq Udhëheqëse sektori për çështje të përgjithshme dhe juridike dhe furnizime publike vesna.krstic@dcor.gov.mk
Katerina Carçeva – Todorova Udhëheqëse e njësisë për çështje juridike dhe furnizime publike k.carcevatodorova@dcor.gov.mk
Florije Shaini Udhëheqëse e njësisë  për çështje adminsitrative dhe të përgjithshme florije.shaini@dcor.gov.mk
Aneta Gakevska – Mihajloska Këshilltare për punë arkivi aneta.gakevska@dcor.gov.mk
/ Person në kuzhinë i shkallës së parë
Ekrem Demiri Korrier
/ Udhëheqës sektori për çështje financiare /
Gallapka Anastasovska Bashkëpunëtore e lartë – kontabiliste galapka.anastasovska@dcor.gov.mk
Adnan Memishi Këshilltar – asistent i drejtorit adnan.memishi@dcor.gov.mk
Neriman Imeri Bashkëpunëtorе е lartë për punë arkivore – arkivistе neriman.imeri@dcor.gov.mk
/ Udhëheqës sektori për  çështje komerciale, të zhvillimit, kontrollit dhe statistikës /
Shejzan Abdullai Bashkëpunëtore e lartë për kontrollë dhe evidentim të pagesave për kompensim të derivateve të detyrueshme shejzan.abdullai@dcor.gov.mk
Mihane Ajredini Memishi Bashkëpunëtorе е lartë për statistikë dhe zhvillim mihane.ajredini@dcor.gov.mk
Arben Etemi Udhëheqës i njësisë për kontrollë të rezervave të detyrueshme arben.etemi@dcor.gov.mk
Gjoko Krstevski Vozitës gjoko.krstevski@dcor.gov.mk